Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale dhe kryetaren e saj, Ekaterina Trendafilova, duke thënë se ajo po devijon nga mandati i dhënë nga Kuvendi i Kosovës.
Ai u shpreh në Kuvend se kjo gjykatë po e trajton institucionin ligjvënës të Kosovës në mënyrë të padrejtë dhe kërkoi që Trendafilova të japë sqarime për funksionimin e saj.
Behrami tha se, sipas tij, mënyra e veprimit të Gjykatës Speciale përbën devijim serioz nga mandati i saj fillestar.




