Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se në takimin me homologun e tij nga Shqipëria, Ermal Nufi, është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Ai vlerësoi ndihmën e Shqipërisë në zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes trajnimeve dhe bashkëpunimit institucional.
Maqedonci shtoi se palët diskutuan edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes.




