Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se partia e tij do ta mbështesë Projektligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ai tha në Kuvend se çdo zyrtar publik që nuk e justifikon pasurinë duhet të përballet me forcën e ligjit dhe se institucionet e tilla janë të rëndësishme për luftimin e korrupsionit dhe kthimin e pasurisë së pajustifikuar te shteti.




