Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Hadergjonaj, ka shprehur mbështetje për vendimin për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një mision ndërkombëtar në Gaza.
Ai tha se FSK-ja ka dëshmuar profesionalizëm dhe standarde të larta në përputhje me praktikat e NATO-s, duke u bërë partner i besueshëm në misionet ndërkombëtare.
Hadergjonaj theksoi se ky angazhim forcon rolin e FSK-së në skenën ndërkombëtare dhe e ndihmon në përmbushjen e misionit të saj kushtetues.
Ai gjithashtu kërkoi nga Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes që të sigurojnë mbështetje të plotë logjistike, shëndetësore dhe financiare për pjesëtarët e FSK-së dhe familjet e tyre gjatë misionit.




