Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka mbështetur vendimin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një mision ndërkombëtar stabilizues në Gaza.
Ajo tha se ky vendim tregon se Kosova, edhe pse shtet i vogël, po kontribuon aktivisht në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Bytyqi vlerësoi profesionalizmin dhe përgatitjen e FSK-së, duke theksuar se pjesëmarrja në misione të tilla forcon besimin e partnerëve ndërkombëtarë ndaj Kosovës dhe ndihmon rrugën euroatlantike të vendit.
Ajo shprehu mbështetje të plotë për ushtarët e FSK-së dhe i uroi sukses në misionin e tyre.




