Akademia e Drejtësisë dhe Dogana e Kosovës kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për të rritur kapacitetet profesionale dhe për të avancuar njohuritë në sistemin e drejtësisë.
Marrëveshja parashikon trajnime të specializuara për zyrtarët doganorë, me synim rritjen e profesionalizmit dhe efikasitetit institucional.
Bashkëpunimi do të bazohet në transparencë, mirëbesim dhe koordinim të vazhdueshëm për zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të shërbimeve në funksion të sundimit të ligjit.




