Një nxënës 15-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u rrëzua pa ndjenja gjatë orës së edukatës fizike në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj.
Ai u dërgua me urgjencë në Qendrën Emergjente, por nuk arriti të mbijetojë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia dhe organet hetimore kanë nisur hetimet.
Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.




