Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka deklaruar se çdo cenim i sigurisë së Kosovës përbën njëkohësisht edhe cenim të sigurisë së Shqipërisë.
Në një prononcim për Tch, ai theksoi se paqja dhe stabiliteti në Kosovë janë prioritet i përbashkët ndërkombëtar dhe se Shqipëria mbetet e vendosur në mbështetje të Kosovës në çdo rrethanë.




