Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur së në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë, pritjet për të dal nga Kosova janë regjistruar deri në katër orë.
Sipas njoftimit pritjet deri në tri orë arrijnë në pikën kufitare në Merdar.
Në Jarinjë pritjet janë deri në 40 minuta kurse në Mutivodë zgjasin deri në 30 minuta.
Qendra thekson se pikat tjera kufitare regjistrojnë pritje më të shkurtra, kurse për momentin nuk ka pritje për hyrje në Kosovë.





