Autoritetet iraniane kanë bërë të ditur se situata në Ngushticën e Hormuzit është vendosur sërish nën kontroll të rreptë, në mes të përplasjeve të vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara lidhur me çështjet detare.
Sipas një deklarate nga komanda ushtarake iraniane, masat janë ndërmarrë si reagim ndaj veprimeve që Teherani i cilëson si pengim të lirisë së lundrimit për anijet iraniane.
Zyrtarët iranianë kanë theksuar se kjo rrugë ujore strategjike do të mbetet nën mbikëqyrje të shtuar derisa të sigurohet lëvizja e lirë e anijeve drejt dhe nga portet e Iranit.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga korridoret më të rëndësishme detare në botë për transportin e energjisë, dhe çdo zhvillim në këtë zonë ndikon drejtpërdrejt në tregjet globale.//Sinjali//




