Me datë 19.04.2026, rreth orës 12:00, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një telefonatë nga një qytetar, i cili ka raportuar se në marketin e tij, në fshatin Slivovë të Ferizajt, kishte ndodhur një grabitje.
Sipas ankuesit, një person mashkull, rreth 30 vjeç, i veshur me rroba të zeza, me syze dhe me shall të vendosur mbi fytyrë deri mbi hundë, kishte hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e një arme të gjatë kishte marrë paratë nga arka, për t’u larguar më pas në këmbë në drejtim të varrezave të fshatit.




