Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Abdixhiku tha se do të deklarohet pas përfundimit të takimit.
Ky është një nga takimet e radhës mes dy liderëve, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike për çështjen e presidentit të vendit.//EO//




