Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se vendi po ndërmerr hapa të rinj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndonëse aplikimi i Kosovës mbetet i pashqyrtuar nga Këshilli edhe pas 40 muajsh.
Ai njoftoi për themelimin e Komitetit Ekzekutiv për anëtarësim në BE dhe autorizimin e kryenegociatorit për krijimin e Task Forcave, duke filluar me atë për statusin e vendit kandidat.
Kurti theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj reformave, demokracisë dhe rrugës evropiane, duke e cilësuar anëtarësimin në BE si prioritet strategjik.




