Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se pas takimit me kryeministrin Albin Kurti lidhur me çështjen e presidentit, palët janë dakorduar që të mos zhvillojnë më takime.
“U dakorduam që mos të takohemi më”, ka thënë Abdixhiku.
Ai shtoi se, në mungesë të një marrëveshjeje politike, vendi duhet të përgatitet për zgjedhje të reja dhe të jashtëzakonshme. Sipas tij, mospajtimet kanë ardhur pasi Kurti ka insistuar që posti i presidentit t’i takojë Lëvizjes Vetëvendosje.
Abdixhiku theksoi se LDK-ja mbetet në qëndrimin që presidenti duhet të jetë i pavarur dhe jo zgjatim i qeverisë.




