Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se përpjekjet 53-ditore për arritjen e një marrëveshjeje për presidentin kanë dështuar, duke fajësuar insistimin e Lëvizjes Vetëvendosje për një kandidat nga radhët e saj.
Ai theksoi se presidenti nuk mund të jetë zgjatim i qeverisë dhe se ky qëndrim ka çuar në krizë institucionale, e cila tashmë është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese.
Abdixhiku bëri të ditur se LDK-ja i konsideron të përmbyllura diskutimet për këtë çështje dhe paralajmëroi mundësinë e zgjedhjeve të reja, ndonëse theksoi se shmangia e tyre do të ishte në interes të stabilitetit të vendit.
Ai shtoi se LDK do të vazhdojë angazhimin për bashkimin e së djathtës si alternativë politike për qytetarët./EO/




