Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Hoti, ka kërkuar sqarime nga Drejtoria për Buxhet e Kuvendit të Kosovës lidhur me shpenzimet për udhëtime zyrtare jashtë vendit gjatë vitit 2025, të cilat sipas tij arrijnë rreth 35 mijë euro.
Hoti tha se, pavarësisht mungesës së funksionimit të plotë të Kuvendit, janë realizuar një numër udhëtimesh, veçanërisht në muajt e fundit të vitit, dhe kërkoi sqarime për arsyet dhe mënyrën e shpenzimit të këtyre mjeteve.
Drejtori për Buxhet dhe Pagesa në Kuvend, Ismet Azemi, tha se udhëtimet janë kryesisht pjesë e bashkëpunimeve ndërkombëtare, trajnimeve dhe projekteve me institucione dhe organizata evropiane, përfshirë Parlamentin Evropian dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë./EO/




