Fc Drita nga Kosova, Dinamo City nga Tirana dhe Shkëndija nga Tetova, do të zhvillojnë sonte ndeshjet e para të ”play-off”-it në garat europiane, me synimin për të shkruar historinë.
Dinamo City nën drejtimin e Ilir Dajës sonte do të jenë mysafirë në Poloni ku do të perballen me Jagiellonian, në kuadër të “paly-off”-it për Ligën e Konferencës.
Dinamo City do të zhvillojë përballjen sonte me fillim nga ora 20:15.
Shkëndija synon kualifikimin në Ligën e Europës për herë të parë sonte.
Skuadra tetovare sonte në Shkup pret kampionin bullgar Ludogerets Razgrad me fillim nga ora 20:00.
Sonte gjithashtu zhvillon ndeshjen e parë në “play-off” edhe ekipi nga Kosova, Fc Drita.
F.c Drita sonte nga ora 20:00 pret në Fadil Vokrri në Prishtinë, ekipin nga Luksemburgu Differdange, një kundërshtar që e njeh mirë.
F.c Drita kishte mposhtur dy herë Differdangen gjatë kualifikimeve për Ligën e Kampionëve gjatë kësaj vere.




