Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në pikat kufitare Merdarë dhe Jarinje për dalje nga Kosova vazhdojnë të jenë të gjata.
Pritjet në pikën kufitare në Merdarë zgjasin mbi 3 orë, ndërsa në Jarinje deri në 1 orë e 20 minuta.
Kolona për dalje nga Kosovan ë pikën kufitare në Merdarë është 2 kilometra ndërsa në Jarinje është 300 metra.
Pritje të gjata për dalje nga Kosova ka edhe në pikën kufitare në Mutivodë, ku pritjet shkojnë deri në një orë.
Ndërsa në pikat tjera kufitare gjendja është më e qetë dhe pa pritje të gjata.





