Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka pranuar një ofertë nga Albin Kurti që kjo parti të marrë postin e kryetarit të Kuvendit, ndërsa pozita e nënkryetarit t’i kalojë Vetëvendosjes.
Hamza e ka cilësuar ofertën si joserioze, duke theksuar se Kuvendi tashmë është konstituar dhe se PDK nuk ka kërkuar poste, por ka synuar krijimin e institucioneve dhe stabilitet politik në vend.




