Deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka kritikuar ashpër LDK-në pas dështimit të marrëveshjes për presidentin, duke thënë se kjo parti refuzoi oferta serioze nga VV, përfshirë katër ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit të parë ose kryeparlamentarin.
Bahtiri akuzoi LDK-në për mungesë vullneti për bashkëpunim dhe për “mentalitet të vjetër”, duke shtuar se qëllimi i saj nuk është qeverisja e vendit. Ai theksoi se Vetëvendosje është e gatshme të shkojë në zgjedhje, por nuk do të bëjë marrëveshje që, sipas tij, dëmtojnë Kosovën.




