Anëtari i AAK-së, Haki Abazi, e ka cilësuar si vendim të mençur refuzimin e Lumir Abdixhikut ndaj ofertës së Albin Kurtit për marrëveshje rreth presidentit. Sipas tij, pranimi i ofertës do të ishte “naivitet politik”, duke përmendur përvoja të mëparshme të bashkëpunimit me Kurtin.
Oferta e Kurtit përfshinte postin e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri për LDK-në, ose edhe kryeparlamentarin, por marrëveshje nuk pati. Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon më 28 prill, përndryshe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.




