Partia Demokratike e Kosovës përmes një postimi në facebook ka përkujtuar ish-kryeministrin e Kosovës Bajram Rexhepi në 8 vjetorin e vdekjes.
Kreu i kësaj partie Memli Krasniqi është shprehur se Bajram Rexhepi ishte modeli i politikanit që gjithë përgatitjen e tij profesionale e personale e vuri në shërbim të Atdheut.
“Bajram Rexhepi si mjek atdhetar që ishte afër ushtarëve të plagosur të UÇK-së gjatë luftës, politikan i respektuar që udhëhoqi Kosovën në një periudhë sfiduese të pas-luftës, një personalitet unifikues që shtroi rrugën e dialogut dhe bashkëpunimit ndër-partiak, mbi të gjitha, lider i përgjegjshëm e parimor, ishte shembull për t’u ndjekur.”, ka theksuar Krasniqi.





