Brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë raportohet për një përplasje të thellë mes kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, duke çuar deri në ndërprerje të bashkërendimit politik./SINJALI/
Sipas burimeve, mosmarrëveshjet lidhen me menaxhimin e ndërmarrjeve komunale, përfshirë Termokosin, si dhe me ndikimin në pozita brenda komunës. Thuhet se palët kanë ndërprerë komunikimin e drejtpërdrejtë dhe se në strukturat e partisë po flitet për ndarje të rrugëve, ndërsa priten edhe ndryshime në drejtoritë komunale në ditët në vijim.




