Kosova ndodhet në javën e fundit kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa mungesa e marrëveshjes politike mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Kryeministri Albin Kurti ka ofruar poste qeveritare dhe kryeparlamentare për PDK-në dhe LDK-në, në këmbim të votës për Presidentin nga Vetëvendosje, por këto oferta janë refuzuar nga opozita.
Ish-ministri i Jashtëm, Bekim Çollaku, ka deklaruar se Kurti nuk ka pasur qëllim për negociata serioze dhe se çështjen e Presidentit e ka lënë qëllimisht për në fund të procesit.
Sipas tij, kjo qasje ka qenë strategji politike për të arritur marrëveshje të fundit me opozitën, por që, siç tha ai, “llogaritë i kanë dalë keq”.




