Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur para fillimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke bërë thirrje që opozita të mos i mbyllë rrugët e bashkëpunimit.
Ai tha se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të reja, duke kujtuar rastet e mëhershme në vitin 2025 kur, sipas tij, janë mbajtur dy palë zgjedhje.
Bajqinovci theksoi se ekziston hapësirë për marrëveshje politike dhe se opozita duhet të tregojë gatishmëri për dialog. Ai shtoi se, sipas tij, është bërë një ofertë e konsideruar e favorshme për LDK-në, duke marrë parasysh përfaqësimin e saj në Kuvend.
Sipas tij, deklaratat e fundit të opozitës nuk ndihmojnë procesin dhe është e nevojshme që palët të ulen në tryezë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e presidentit./EO/




