Kuvendi i Kosovës ka vazhduar seancën e jashtëzakonshme pas pauzës, ku po trajtohet çështja e çmimit dhe faturimit të energjisë elektrike për konsumatorët.
Në këtë seancë është vërejtur mungesa e kabinetit qeveritar, ndërsa deputetët kanë vijuar diskutimet lidhur me situatën në sektorin energjetik dhe ndikimin e saj te qytetarët.




