Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, gjatë seancës për energjinë në Kuvend ka adresuar akuza të ashpra ndaj përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në debat, pas përmendjes së Dejona Mihali nga deputeti Valon Hoti, Tahiri ka reaguar me gjuhë të ashpër, duke e akuzuar atë për ndikim politik dhe procese zgjedhore.
Ai ka thënë se debati po devijon nga tema e energjisë dhe problemet ekonomike, ndërsa ka kërkuar fokus në zgjidhjen e çështjeve që prekin qytetarët.




