Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, ka reaguar pas deklaratës së kolegut të tij nga Lista Guxo, Fatos Geci, i cili në Kuvend kishte përmendur mundësinë e burgimit të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi.
Durmishi ka thënë se ndihet i turpëruar nga kjo deklaratë, duke theksuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe çlirimtare, dhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës përfaqëson vlerën më të lartë të kombit.
Deklarata e Gecit u bë gjatë seancës së Kuvendit ku po diskutohej për energjinë elektrike, ndërsa ndërhyrje pati edhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila kërkoi që debati të lidhej me temën e seancës.




