Policia e Kosovës ka publikuar të dhënat për 24 orët e fundit, duke paraqitur gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend.
Sipas raportit, nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa kanë ndodhur 27 aksidente me të lënduar dhe 36 me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar 1,795 gjoba trafiku për shkelje të ndryshme, ndërsa janë arrestuar 13 persona dhe 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje.




