Në Veternik është arrestuar një shtetas i Shqipërisë nën dyshimin për veprën penale “kontrabandim me migrantë”.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në rimorkion e kamionit të të dyshuarit janë gjetur pesë migrantë nga Egjipti.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa migrantët janë transferuar në kampin e azilit.




