Nëse deri më 28 prill nuk arrihet zgjedhja e Presidentit në Kosova, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme.
Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është bërë e ditur se, pavarësisht sfidave dhe ngarkesës së madhe pas disa proceseve zgjedhore brenda një periudhe të shkurtër, institucioni është i gatshëm të organizojë çdo proces të ri zgjedhor.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka theksuar se komisioni do të veprojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor, duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për zhvillimin e zgjedhjeve sa herë që ato kërkohen./EO/




