Deputeti Besnik Tahiri ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale lidhur me gjendjen në Urën e Vranidollit.
Ai ka thënë se kjo urë është shndërruar në problem të përditshëm për qytetarët e Llapit, të cilët përballen me rrezik, pritje të gjata dhe stres gjatë qarkullimit.
Tahiri ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet, duke theksuar se situata aktuale nuk duhet të vazhdojë dhe se nevojiten zgjidhje konkrete.




