Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të orës 09:12, pritjet për të dalur nga Kosova vazhdojnë të jenë të gjata.
Në pikën kufitare në Merdarë pritjet shkojnë deri në një orë e gjysëm, njëjtë edhe në atë të pikës kufitare Dheu i Bardhë.
Në pikën kufitare në Jarinjë pritjet janë më të shkurtra dhe shkojnë deri në 30 minuta, kurse në pikat tjera kufitare gjendja është më e qetë me pritje më të shkurtra deri në 5 minuta.
Kurse për hyrjet në Kosovë, gjendja në pikat kufitare është më e qetë dhe pa pritje të gjata.





