Komisioni për Ekonomi ka miratuar unanimisht dhe ka dërguar për shqyrtim në seancë plenare projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit të tregut, në lexim të dytë.
Kryetarja e komisionit, Rozeta Hajdari, falënderoi deputetët për pjesëmarrjen dhe mundësimin e kuorumit për mbajtjen e mbledhjes.
Sipas saj, projektligji synon rregullimin e masave të përkohshme për produktet bazë në situata kur tregu përballet me paqëndrueshmëri.




