Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneral Major Stephen Osborn, ka përfunduar një vizitë disa ditore në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ai u prit nga Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me të cilin diskutoi bashkëpunimin në kuadër të partneritetit mes dy forcave.
Gjatë vizitës, Osborn u njoftua me zhvillimet dhe kapacitetet e FSK-së, si dhe mundësitë për zgjerim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Ai vlerësoi progresin e FSK-së dhe rikonfirmoi mbështetjen e Gardës Kombëtare të Ajovës.




