Në mediat ndërkombëtare po qarkullon një raport se Paolo Zampolli, i dërguari special i Donald Trump, i ka kërkuar FIFA-s që Italia të zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës 2026.
Sipas “Financial Times”, propozimi pretendohet të jetë pjesë e një nisme politike që lidhet edhe me përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Italisë.
Zampolli thuhet se ka sugjeruar përfshirjen e Italisë si katër herë kampione bote, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga FIFA.




