Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës së fundit janë pranuar 924 denoncime nga qytetarët, 67.1% më shumë se një vit më parë.
Si rezultat i kontrolleve, janë shqiptuar 269 gjoba në vlerë rreth 130 mijë euro.
Po ashtu, janë deklaruar mbi 396 mijë euro qarkullim dhe rreth 29 mijë euro TVSH, ndërsa janë regjistruar edhe 76 punëtorë, duke kontribuar në formalizimin e tregut.




