Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK, në bashkëpunim me OBSh dhe UNICEF, po shënojnë Javën e Imunizimit me moton “Vaksinat mbrojnë në çdo moshë”.
Institucionet kanë theksuar rëndësinë e vaksinimit gjatë gjithë jetës, si një nga mënyrat më efektive për parandalimin e sëmundjeve dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
Sipas MSh-së, programi i imunizimit ka shënuar përmirësim, përfshirë edhe futjen e vaksinave të reja dhe zgjerimin e vaksinës HPV. Megjithatë, sfidë mbetet rënia e mbulueshmërisë me MMR.
Autoritetet kanë bërë thirrje për rritje të ndërgjegjësimit dhe vaksinim në kohë, duke theksuar se imunizimi është përgjegjësi e përbashkët.




