Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot shënon ditëlindjen e 58-të, ndërsa po vazhdon të qëndrojë në Hagë ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, ka shërbyer si presidenti i pestë i Kosovës dhe ka mbajtur edhe poste të tjera të larta shtetërore, përfshirë kryeministër, ministër të Jashtëm dhe zëvendëskryeministër.
Ai ka qenë një nga figurat kryesore politike gjatë dhe pas luftës, si udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).




