Ekipet shqiptare mbrëmë kanë zhvilluar ndeshjet e tyre të para të “play-off” – it për garat europiane.
Fc Drita, ekipi nga Kosova, mbrëmë shënoi fitore në Prishtinë 2-1 ndaj Differdange në ndeshjen e parë të “play-off” -it për Ligën e Konferencës.
Ekipi nga Tetova, Shkëndija, poashtu mbrëmë doli me rezultat pozitiv në Shkup ku mposhti ekipin bullgar Ludogorets me rezultat 2-1 në neshjen e parë të “play-off” – it për Ligën e Europës.
Në anën tjetër ekipi nga Tirana, Dinamo City, zhgënjey me rezultat negativ në Poloni ku u mposht nga ekipi polak Jagiellonia me rezultat 3-0, në ndeshjen e parë të play-off -it për Ligën e Konferencës.
Ndeshjet e dyta në këto gara kualfikuese do të zhvillohen më 28 gusht 2025.




