
Ambasada e ShBA-së në 26 vjetorin e çlirimit, në një postim në Facebook shkruan se 12 qershori 1999, ishte një pikë kthese – ajo që lejoi familjet e zhvendosura të ktheheshin dhe komunitetet të fillonin rindërtimin.
“Sot bëhen 26 vjet që kur forcat e #NATO-s hynë në Kosovë, duke sjellë shpresë, siguri dhe rrugë drejt paqes. 12 qershori 1999, ishte një pikë kthese – ajo që lejoi familjet e zhvendosura të ktheheshin dhe komunitetet të fillonin rindërtimin. Në këtë përvjetor, nderojmë qëndrueshmërinë e popullit kosovar dhe angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e një të ardhmeje të bazuar në paqe, siguri dhe prosperitet.” shkruan ambasada amerikane.