Monika Kryemadhi ka folur për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin Ilir Meta, duke theksuar respektin për vitet e kaluara së bashku, pavarësisht sfidave personale.
Në një intervistë, ajo u shpreh se periudha e jetës me Metën ka qenë ndër më të rëndësishmet për të, por pranoi se ka pengje për mungesën e kohës me familjen.
Kryemadhi hodhi poshtë akuzat për tradhti, duke i cilësuar si manipulime dhe keqinterpretime, të cilat sipas saj kanë ndikuar në raportin mes tyre.




