Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar Vetëvendosjen duke thënë se kjo e fundit po saboton me qëllim ndërtimin e institucioneve të vendit.
Çitaku ka vlerësuar edhe se VV po tallet me qytetarët e Kosovës.Tutje, deputetja e PDK-së ka deklaruar edhe se Vetëvendosja, po synon që të delegjitimojë institucionet dhe vetë demokracinë.
‘‘Lëvizja Vetëvendosje me qëllim po e saboton ndërtimin e institucioneve të vendit. Po tallet paturpësisht me qytetarët e Kosovës, ata që e besuan dhe e votuan në zgjedhjet e kaluara. Me veprimet e saj, LVV synon të delegjitimojë institucionet dhe vetë demokracinë”, ka shkruar ajo.




