Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se vendimi për rastin e sulmit në Banjskë duhet të rezultojë me dënime maksimale për të gjithë të përfshirët.
Ai tha se sulmi i 24 shtatorit 2023 nuk ishte i izoluar, por një veprim i organizuar me mbështetje shtetërore nga Serbia, me qëllim cenimin e rendit kushtetues të Kosovës.
Sveçla theksoi se përgjegjësia duhet të shtrihet mbi një rrjet më të gjerë të të dyshuarve dhe se drejtësia duhet të përfshijë të gjithë, përfshirë ata që, sipas tij, kanë pasur rol politik dhe organizativ në këtë rast.
Ai shtoi se dënimi për këtë rast është hap drejt drejtësisë për viktimat dhe se procesi duhet të përfundojë me nxjerrjen para drejtësisë të të gjithë përgjegjësve.




