Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për rastin “Banjska”, ku u shqiptua dënim me burgim të përjetshëm për të përfshirët në sulmin terrorist.
Ajo tha se vendimi përbën një hap të rëndësishëm për drejtësinë në Kosovë, por theksoi se procesi nuk përfundon këtu.
Sipas saj, drejtësia do të përmbyllet vetëm kur Milan Radoiçiq dhe të tjerët e përfshirë të dorëzohen para organeve të drejtësisë në Kosovë.
Haxhiu përgëzoi institucionet e vendit për vendimin dhe nderoi rreshterin Afrim Bunjaku.




