Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se emri i presidentes Vjosa Osmani mund të jetë pjesë e diskutimeve për kandidaturën presidenciale, në varësi të marrëveshjeve politike mes partive.
Ai tha se çdo zgjidhje kërkon konsensus dhe numra të sigurt në Kuvend, duke përmendur nevojën për të paktën 90 vota për zgjedhjen e presidentit.
Sipas Abdixhikut, LDK është e hapur për diskutime, por vetëm nëse arrihet marrëveshje e qartë politike, duke shtuar se aktualisht situata po duket më shumë si manovër politike sesa proces i mirëfilltë marrëveshjeje.




