Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti duke kërkuar qartësi nëse synohet marrëveshje politike vetëm me LDK-në apo me përfshirjen edhe të PDK-së për zgjedhjen e presidentit.
Ai tha se nëse kërkohen 90 vota me PDK-në, LDK nuk mund të jetë pjesë e marrëveshjes, por nëse bashkëpunohet me LDK-në, atëherë partia e tij është e gatshme të propozojë kandidat për president.
Abdixhiku përmendi se LDK mund të propozojë edhe Vjosa Osmanin, nëse sigurohen votat e nevojshme në Kuvend.




