Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë izraelite të “sulmojë fuqishëm” objektivat e Hezbollahut në Liban, pas disa sulmeve me raketa dhe dronë të raportuara të shtunën, njofton zyra e tij.
Sulmet ndodhin pavarësisht zgjatjes trejavore të armëpushimit Izrael–Liban, të njoftuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të vazhdojë të veprojë ndaj çdo kërcënimi që vjen nga Hezbollahu.
Sipas autoriteteve shëndetësore libaneze, të paktën gjashtë persona janë vrarë në sulmet e së shtunës, ndërsa Izraeli thotë se ka eliminuar më shumë se 15 persona që i cilëson si “terroristë” në jug të Libanit.




