Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e Kosovës janë shqiptuar 2493 tiketa trafiku nga Policia e Kosovës.
Gjatë kësaj periudhe u shënuan 24 aksidente trafiku me të lënduar dhe 56 aksidente me dëme materiale, derisa 28 persona u vunë nën pranga, prej tyre 19 u dërguan në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.





