Përdorimi i aplikacionit mobil “Thirr Policinë” po shënon rritje të vazhdueshme në komunën e Ferizajt, duke u bërë një nga mënyrat kryesore të raportimit të rasteve tek Policia e Kosovës.
Kapiteni Gani Pajaziti bëri të ditur se aplikacioni mundëson raportime anonime dhe ka rritur bashkëpunimin mes qytetarëve dhe policisë, duke ndihmuar reagim më të shpejtë në terren.
Sipas të dhënave, në periudhën 2024–2025 janë regjistruar mbi 660 thirrje, ndërsa vetëm në tre muajt e parë të vitit 2026 mbi 600 raportime përmes aplikacionit.
Përveç tij, mbetet aktive edhe linja emergjente 192, ku gjatë vitit 2025 janë regjistruar mbi 102 mijë thirrje.




